Haradinaj: Skena politike është fëlliq shumë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes tubimit që ka thirrur në sallën “1 Tetori”, u është drejtuar gjithë qytetarëve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Nga aty ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë se Kosova ka stagnuar, e madje ka bërë hapa mbrapa.
“Edhe pse ishte lajm i mirë nënshkrimi i MSA-së, Kosova mbetet vedni më i izoluar e qytetarët e vendit mbesin më të izoluarit. Evropa nuk na ia hap dyert me këtë shkallë të krimit e të korrupsionit në institucione. Janë dhjetëra zyrtarë të shtetit të zhytur në krim e korrupsion deri në fund. Është detyrë e jona madhore që ta ndërpresim këtë gjendje, të kthejmë rendin dhe ligjin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Kosova ka mjaft prokurorë e gjyqtarë të zotë që mund të zbatojnë ligjin. “Ka ardhur koha që të vendoset Ligji në të gjitha sferat e jetë”.
“Skena politike është fëlliq shumë, e dinë edhe ata të jashtit. Por nuk guxojmë që të lejojmë që stërpikat e kësaj të na tjetërsojnë e të na ndalin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka akuzuar qeverisjen se dështuan në gjigantet ekonomike të Kosovës, sikurse edhe në bizneset e mesme e të vogla.
Haradinaj ka folur edhe për gjendje të rëndë në shëndetësi, siç ka thënë ai një rrjet krimi e pastrues parash.
Sot shëndetësia është rrezik edhe për mjekun edhe për pacientin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se qeverisja e ka paralizuar dijen e qytetarëve tanë.
“E kanë kapur sistemin e arsimit prej çerdheve deri te Akademia”.
Plani ynë qeverisës e garanton ndryshimin e kësaj gjendje, e garanton afrimin tonë me NATO-n e Amerikën.
“Na prift e mbara më 2017”.