Haradinaj sot del para Gjykatës franceze

210
Haradinaj sot del para Gjykatës franceze

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot do te dalë para Gjykatës Franceze për shkak të një urdhër arresti të Serbisë, me arsyetimin se Haradinaj ka kryer krime lufte.
Përkundër që Haradinaj është shpallur dy herë  i pafajshëm në një gjykim maratonik që kishte ndodhur me të në Tribunalin e Hagës që ishte themeluar enkas për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Haradinaj pas gjykimit të parë ishte shpallur i pafajsh, ndërsa për herë të dytë ishte ftuar sërish dhe i ishte përgjigjur ftesës.

Ky llogaritej si rast paprecedent, të gjykohet dy herë i njëjti person nga e njëjta gjykatë.

Haradinaj ka treguar dje përmes një postimi në Facebook se sot do të dal para gjykatës dhe shpreson se shpejt do të kthehet në Kosovë, ndërsa ndaljen e tij e ka konsideruar politike.

Comments