Haradinaj takon Gjukanoviqin, thotë se do të përmbyllet demarkimi i kufirit me korrigjim në sektorë të caktuar

96

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq me të cilin ka biseduar për temën kryesore atë të demarkimit kufitar mes dy shteteve.

Haradinaj ka thënë se obligimet që i kanë marrë kur kanë nënshkruar marrëveshjen do ta bëjnë realitet e që është përmbyllja me sukses i demarkimit të kufirit me korrigjim në sektorët e caktuar raporton Gazeta Express.

Moebel THEMA

“Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror. Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, kaloi dhe takimi me Presidentin Milo Gjukanoviq. Bashkë do të qëndrojmë përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit, bashkë në rrugën euroatlantike, bashkë në agjendat e tjera me rëndësi për të dyja shtetet, e po ashtu bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar”, ka thënë Haradinaj.

Ai e ka falenderuar Gjukanoviqin për mbështetjen e tij për Kosovën në rrugën euro-atlantike.

“Falënderova Presidentin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës”, ka shkruar Haradinaj.

Comments