Haradinaj: Të rrëzohet versioni aktual i Demarkacionit

307

haradinaj-ramush-epa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media duke bërë thirrje për rrëzimin e versionit të Demarkacionit në parlament.

“Parlamenti duhet ta rrezoje këtë version dhe pas kësaj ekzekutivi duhet të gjejë zgjidhje pas rrëzimit. Ne e bllokuam këtë version dhe sot falë këtij bllokimi po zhvillohet ky debat. Të rrëzohet ky version që të mos humbet edhe kohë” tha Haradinaj.

Gjithashtu ai shprehu se Meha është kufizuar me kadastër e jo si kufij shtetëror duke e bërë me qëllim që ti ikë kufirit shtetëror

Comments