Haradinaj – Vuçiqit: Durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi

359
fresco

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt.

“Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh”, ka thënë Haradinaj, përmes Facebook.

“Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë. Ultimatumi është qasje e gabuar dhe formula e vetme është baza ligjore dhe kushtetuese”.

Haradinaj ka thënë se presidenti serb, Vuçiq, duhet ta kuptojë që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë.
“Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur dhe LDK ka treguar korrektësi politike në këtë proces”.

“Të gjitha partitë politike duhet të kenë komunikim strategjik, për interesat vitale të vendit si dhe për proceset integruese që na presin”.

Comments