Harry Kane i ikën Mbappés në garën për Këpucën e Artë, Muriqi në Top 5

69

Harry Kane e ka kaluar Kylian Mbappé në krye të klasifikimit për Këpucën e Artë, çmimin që i jepet golashënuesit më të mirë në Evropë, pas dy golave të shënuar nga anglezi dhe “agjërimit” të francezit në fundjavë.

Në pozitën e tretë prapa tyre gjendet gjiganti i Manchester Cityt, Erling Haaland, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkaq, në Top 5 e shohim edhe emrin e Vedat Muriqit, me sulmuesin kosovar që i ka realizuar 16 gola në këtë sezon.

31-vjeçari gjithashtu e arriti numrin jubilar prej 50 golash në La Liga gjatë fundjavës, në humbjen 1:2 nga Real Betisi.

Ndër të tjera, Muriqi e theu rekordin personal prej 15 golash brenda një sezoni në La Liga, të cilin e mbante deri tash.

Prizrenasi gjithashtu e mban primatin për lojtarin e vetëm në Top 5 ligat evropiane që i ka shënuar gjashtë gola me kokë.

Ndërkohë, sulmuesi i Interit, Lautaro Martínez bie për një pozitë në renditje dhe tani ndodhet në pozitën e 8-të me 14 gola të realizuar këtë sezon.

Sa për informatë, në renditjen e Këpucës së Artë llogariten golat e shënuar në kampionatet kryesore duke përdorur një koeficient të ndryshëm për secilën ligë, p.sh. golat në Premierligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 vlejnë më shumë, më saktësisht nga dy pikë.

Gara e Këpucës së Artë

Harry Kane – 52 pikë

Kylian Mbappé – 46 pikë

Erling Haaland – 44 pikë

Igor Thiago – 34

Vedat Muriqi – 32

Vangelis Pavlidis – 30

Luis Suárez – 28.5

Darko Lemajic – 28

Mason Greenwood – 28

Lautaro Martínez – 28

Comments