Harry Kane shënon het-trikun e parë për Bayernin në fitoren e thellë të tyre 7-0 ndaj Bochumit

488

Harry Kane ka shënuar het-trikun e parë në Gjermani për Bayernin, ku kjo skuadër mposhti Bochumin me rezultat të thellë 7-0. Choupo-Motting (4’), Kane (13’, 54’ dhe 88’), De Ligt (29’), Sane (38) dhe Tel (81’) shënuan golat për Bayernin

Bayern Munchen e ka deklasuar Bochumin në Allianz Arena duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-0, me Harry Kane që shënoi het – trikun e parë në fanellën bavareze.

Bayern nisi shumë herët me gola, ku qysh në minutën e katër shënoi Choupo – Moting. Kamerunasi u asistua nga Coman në shënimin e këtij goli.

Harry Kane do të shënonte golin e radhës për Bayern, në minutën e 13 për rezultat 2-0.

Kampioni gjerman nuk u ndal këtu, ata shënuan edhe dy gola të tjerë deri në fund të pjesës së parë.

Fillimisht de Ligt që shënoi me asistimin e Kimmich në minutën e 29, derisa rezultat i katërfishua për Bayernin në minutën e 38 ku Kane asistoi për Sane.

Pjesa e dytë nisi me një penallti për Bayernin që Kane e shndërroi në gol në minutën e 54-të.

Kane ishte protagonist edhe në golin e gjashtë kur atë e shënoi Tel, por anglezi asistoi për futbollistin e ri në moshë të Bayernit.

Sulmuesi anglez e kompletoi het-trikun në minutën e 88-të kur shënoi golin e tij të tretë në këtë ndeshje.

Bayern ndeshjen e radhës pritet ta zhvillon në kupë ku do të luan kundër Preussen Muenster të hënën derisa Bochum luan javën e ardhshme kundër Borussia Monchengladbach.

Bayern me këtë është në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë së Stuttgard derisa Bochum mbetet në vendin e 14 me 3 pikë të fituara. /GazetaExprses/

Comments