Një hartë e re e Europës zbulon vendet më të braktisura të Europës nga qytetarët e saj. Harta përfshin vende si Portugalia, Kroacia. Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Moldavia.
Shqipëria zë vendin e dytë me 38.8 për qind të popullsisë të larguar nga vendi. Kjo përqindje përkon me më shumë se 1 milionë banorë që kanë vendosur të emigrojnë.
Bosnje Hercegovina ka numrin më të lartë. Ajo mban vendin e parë me 43.3 përqind ose me 1.6 milionë njerëz të larguar nga vendi.
10 VENDET ME NUMRIN MË TË MADH TË POPULLSISË SË LARGUAR
Bosnje – Hercegovina – 43.3 %
Shqipëria – 38.8 %
Maqedonia – 24.8 %
Portugalia – 22.3 %
Mali i Zi – 22.1 %
Moldavia – 21.8 %
Kroacia – 20.4 %
Lituania – 18.9 %
Irlanda – 18.8 %
Rumania – 17.5 %