“Hasanbeg”/ ALIMI: Fillimisht kompensimi i dëmeve të shtëpive, pastaj i automjeteve



Përveç ngecjeve në kompensimin e shtëpive të dëmtuara nga përmbytjet e 6 gushtit, banorë të shumtë të Hasanbeut ankohen se ende nuk kanë marr kompensime as për makinat e tyre. Shumica prej tyre madje në pamundësi për ti riparuar, thonë se janë detyruar ti shesin automjetet e tyre me çmime shumë të ulëta.
“Na është premtuar se do marrin por ende nuk kemi marr asgjë dhe jam detyruar qe veturën time ta shes për 5000den, kurse vetura ka vlerë prej 1000 euro dhe nuk kam marr veturë tjetër edhe pse vetura me duhet se jam me fëmijë të vegjël dhe jam me pleq në shtëpi”.
“Kjo veturë është bllokuar dhe nuk ka shanse të riparohet sepse vetura ka qenë e mbuluar me ujë nga vërshimet. Vetura ka vlerë prej 3000 euro kurse prej shtetit nuk kemi marr as njëfarë ndihme”.
Nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve theksuan se fillimisht do të bëhet kompensimi i dëmeve të shtëpive dhe më pas do të shqyrtohen hapat për zhdëmtimin e automjeteve.
“Pasi të përfundojmë me fazën e parë do të shkojmë me fazën e dytë në bujqësi dhe ne si komision do të dorëzojmë raport në qeveri dhe varësisht nga vendimi qeverisë do të vazhdojmë edhe me fazat e tjera por si prioritet i yni kryesor është të përfundojmë fazën e parë me vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në amvisëri”, ka thënë Ejup Alimi, komisioni për vlerësime, njofton Alsat-M.
Ndryshe, gjatë vërshimeve të 6 gushtit u dëmtuan të paktën 3 mijë makina.