Hasanbeg, banorët: Ka kafshë të ngordhura në rrugë, do plasë epidemi
Banorët ankohen nga era e keqe që ndjehet sapo vë këmbë në këtë fshat. Ata thonë se ende mes baltës ka kafshë të ngordhura gjë që ka shtuar frikën për përhapjen e ndonjë epidemie.
“Po vjen shumë ere e keqe e gjithë kjo është sëmundje. Apelojmë deri tek institucionet të pastrohen këto siq e shihni edhe vetë këtu jemi vetëm gjatë ditës këtu nuk jetohet prej erës”…
“Kjo shtëpi për jetes nuk është, vetë era plus edhe këtu mbeturinat i kanë lanë këtu gjithe nuk vinë me i pastru dhe këtu janë kafshët e ngordhura gjithcka”…
“Sot po punohet normal. Sa kemi pa janë tu pastru por ka ende mu gjet”, thane banorët e anketuar.
“Me rëndësi është largimi I ujrave mbeturinave . Për shkak të temperaturave të larta propozojmë sa më shpejtë të ndërmeren masa për pastrimin e për mos përhapjen e ndonjë epidemie sepse aroma është shumë e keqe”, tha Bari Pajaziti, zjarrfikës nga Kosova.
“Ne jemi kyç si shoqatë vullnetare zjarfikës nga Çairi. Jemi bashkarisht me ekipin nga Kosova edhe në ndihmë të tyre edhe në ndihmë të popullatës dhe shpresojmë se nuk do të përsëritet kjo fatëkeqësi”, tha Nuredin Mustafa, njësia vullnetare zjarrfikëse, Çair
Banorët e hasanbegut apelojnë që të shtohen ekipet për pastrim sepse sipas tyre rrezikohet jeta e tyre nga sëmundje të ndryshme.