Bashkësia Urbane “Jane Sandanski”-Lagjja Hasanbeg, njofton qytetarët se në kuadër të kësaj bashkësie është formuar Këshilli iniciativ prej pesë anëtarëve , për organizimin dhe grumbullimin e materialeve ndërtimore dhe gjësendeve të ndryshme përfshirë edhe grumbullimin e parave për rindërtimin(renovimin) e objektit të “Zyrës së vendit” , e cila para nji viti u dislokua në Maxhari, kinse, për shkak mungesës së kushteve për punë. Këshilli iniciativ apelon tek të gjithë qytetarët e kësaj ane, që në kuadër të mundësive por edhe të vullnetit të mirë dhe humanitetit, që t’a ndihmojnë këtë projekt për realizimin e qëllimit, për të mirën e gjithë qytetarëve të asaj zone.Për një certifikatë sipas Këshillit iniciativ motrat dhe nënat tona, duhet të udhëtojnë për në Maxhari.
Gjithashtu një apel i është drejtuar edhe hoxhallarëve të xhamive të Hasanbegut , që ditën e premte t’a njoftojnë xhematin me këtë iniciativë që është ndërmarrë nga ana e Bashkësisë Urbane “Jane Sandanski-Lagja Hasanbeg.Këshilli beson se kësaj rradhe do t’ia arrijnë qëllimit për një cështje shumë thelbësore që prek interesat e qytetarëve dhe mundëson një lehtësim rreth dokumenteve personale që mos bëjnë një udhëtim torturues duke patur një vend të përshtatshëm por që kërkon një rrinovim dhe rregullim.
Gjithë ata bëmirës, që shprehin vullnet do t’a ndihmojnë vetveten.Ata mund të kontaktojnë në numrin 078 340 907.Ditëve në vijim do të shpallen edhe pesë numra numra të telefonave për kontakt, duke besuar dhe shpresuar se kësaj iniciative do t’i bashkangjiten edhe mërgimtarët për të ndihmuar në rindërtimin(renovimin) e objektit të “Zyrës së vendit” .
Bashkësia Urbane “Jane Sandanski”-Lagjja Hasanbeg , Kryetar: Mr.Sc. Nijazi Hamidi/Faktiditor.ch/.
Posti i meparshem
Comments