Hasanbeg, në mungesë të ndihmës institucionale, fëmijët detyrohen të pastrojnë vet (VIDEO)



Merita vajza 10 vjeçe e familjes Mamuti lodrat e saja i ka zëvendësuar me kove, dhe po ndihmon në pastrimin e shtëpisë që i pësoi nga vërshimet.
Në mungesë të ujit të pijshëm, ajo shfrytëzon ujin që rrjedh nga kanali pranë shtëpisë së saj, për t’i ndihmuar prindërve.
“Po pastroj në shtëpi dhe po mbushi ujë dhe i kam 10 vjet. Ndjehem shumë keq sepse jemi trishtuar. Nuk kemi ku të flemë dhe për këtë shkak flemë nëpër pllaka. Nuk po kemi çka të hamë vetëm çka po na sjellin të tjerët”, u shpreh Merita Mamuti, banore.
Kurse dy vëllezërit Ardiani dhe Bertani janë angazhuar në pastrimin e shtëpisë dhe thonë se lodrat e tyre janë shkatërruar tërësisht.
“Ne flemë nëpër dhoma me baltë. Është shumë vështirë sepse uji prej 2 metrash më ka trishtuar. Por kemi mungesë të ushqimit, dhe vetë duhet të shkojmë”, tha Ardian Mamuti, banor.
“Lodrat mu kanë prishur prej ujit dhe nuk kam me çka të luaj. Të gjitha uji mi ka shkatërruar”, shtoi Bertan Mamuti, banor.
E zonja e shtëpisë, Sabile Mamuti thotë se nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga asnjë ekipë.
Ajo rrëfen për natën e së shtunës.
“Ujë nuk kemi askund. Po shfrytëzojmë ujin e kanalizimit për pastrim, por nuk është për të pirë. Nuk kemi të hamë as me pi 4 fëmijë kemi këtu. Nuk kemi ku të shkojmë dhe nuk kemi ndihmë prej askujt. Nuk kemi as ujë as rrymë si të jetojmë, jemi 7 anëtarë”, u shpreh Sabile Mamuti, banor.
Banorët rrëfejnë se kanë mbetur pa ujë dhe pa rrymë, dhe për këtë shkak edhe është vështirësuar pastrimi.
Nga përmbytjet ata thonë se nuk kanë banjo për të kryer nevoja higjienike personale.
“Pa ujë ma rrymë jemi jetojmë në tavan nuk e di se kur do të na dalin në ndihmë. Asgjë nuk kemi, bile dhe banjon që e kishim nuk mundemi ta shfrytëzojmë më”, tha Sherif Mamuti, banor.
Banorët e lagjes Hasanbeg apelojnë që të sjellin tualete publike me çka do ta ulte rrezikun nga ndonjë sëmundje eventuale.
https://www.youtube.com/watch?v=ROoJ2i1FrcU