Hasanbeg: Shkatërrim gjithandej, banorët ankohen edhe për mungesën e toaleteve-kompetentët të reagojnë…
Foto e Faktiditor
Hasanbegu po përjeton ditët më të vështira ndonjëherë.Tmerret e shkaktuara të shtunën kanë lënë pasoja të paimagjinueshme ndërsa banorët atje përballen me vështirësi të skajshme.Disa ditë pa rrymë, pa ushqime, nën rrënoja, shtëpi të mbushura me baltë dhe shkatërrime tjera kjo e ka karakterizuar këtë javë të rëndë dhe mbijetese në zonat e prekura rëndë nga vërshimet shprehet botuesi i Faktiditor Sulejman Sulejmani i cili i përketë pikërisht këtij vendbanimi ku tragjedia preku familje të shumta.
I ndodhur në këtë fatkeqësi ai jo vetëm ka parë së afërmi tmerrin por edhe ka pësuar lëndime serioze duke nxjerrë dhe shpëtuar nëntë fëmijë dhe një grua të familjes Mustafa në Hasanbeg , ndërsa fëmija i fundit më saktë djali i Fekretit dhe axha Bajram siç e thirrnin të gjithë kishin vdekur.Sulejmani thotë se kurrë nuk ka për t’a hequr këtë imazh të keq nga kujtesa e tij.Gjithë jetën do t’i ngelin këto pamje të trishta në kujtesë.
Sulejmani njëkohësisht ka humbur edhe anëtarë të familjes në këtë tragjedi dhe vetë ka pësuar lëndime në atë natë të tmerrshme mbijetese .Por së fundmi Sulejmani thotë se ekziston edhe një problem i fundit në Hasanbeg midis gjithë këtyre shqetësimeve që nuk kanë mënyrë se si të rrëfehen dhe jo më të përjetohen.Sipas tij banorët midis shumë problemeve dhe mungesave tjera përballen edhe me mungesën e toaleteve dhe kjo duhet që sa më shpejtë që të trokasë te kompetentët për t’a zgjidhur në mënyrë urgjente këtë problem dhe të gjejnë mënyra për këtë cështje .Kjo është një ankesë e përditshme e banorëve të Hasanbegut të cilët kërkojnë nga Komuna dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor t’a zgjidhin me urgjencë këtë problem.Banorët thonë se toaletet që i ishin në shtëpitë e tyre janë të shkatërruara tërrësisht ndërsa vetë ata vazhdojnë të jetojnë në mëshirën e fatit kurse vërshimet ua morrën gjithë atë që ata e kishin ndërtuar me vite të tërra./Faktiditor/.
/Faktiditor/.
Foto Faktiditor