Hasanbeg, shtabi i krizës: Të inspektohet ndarja e ndihmave humanitare

Në Hasanbeg vazhdojnë të mbërrijnë ndihma humanitare por tashmë shpërndarja e tyre nuk bëhet në shkollën 25 Maji, por nga organizatat humanitare.
Nga shtabi i krizës nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë pasur keqpërdorime por thonë se një gjë e tilllë duhet vërtetuar nga organet kompetente.
“Shtabi i Emergjencës solli vendim që gjithë ndihmat humanitare të mos grumbullohen tek shkolla fillore “25 maji” por autorizuam 2 organizatat humanitare “EL-Hilal” dhe “Kalliri i Mirësisë” që të merren me shpërndarrjen e ndihmave humanitare. E morëm këtë qendrim për arsye se kishte denzinformata të ndryshme kinse ka pasur keqpërdorime me ndihmat, andaj publikisht ftoj kompetentet që të merren me këtë punë dhe nëse ka keqpërdorime organet kompetente të merren me njerëzit të cilat keqpërdorim në këto situata të vështira për Hasanbegu”, tha Ali Sadiku, kordinator i shtabit të krizës- Hasanbeg.
Nga Organizatat humanitare “Kalliri i Mirësisë” dhe “El- Hilal” , thonë se nevojat për ndihma janë të mëdha dhe aktivistët e tyre përpiqen ë të gjithë që kanë nevojë, të marin ndihmën e duhur në mënyrë të barabartë. Ata thonë se tashmë nevojiten ndihma të tjera e jo si ditët e para kur ndihmuan vetëm me ujë e ushqim.
“Për momentin për pastrimin e shtëpive nevojiten mjete higjienike, mjete për pastrim. Pas përfundimit të kësaj faze, pas 2-3 ditëve atëherë do të nevojat do të jenë më të mëdha, do të nevojiten divane, dyshemeje, batanije dhe shumë gjëra tjera shtëpiake”, tha Abedin Arifi, O.H. “Kalliri i Mirësisë”.
Në Hasanbeg vazhdon pastrimi i rrugëve dhe rrugicave lokale. Po punohet me makineri të rëndë në pastrimin e mbeturinave nga deponin e egër, në dezinfektim dhe larjes së rrugëve me ujë. Ka shumë vullnetar që u ndihmojnë banorëve.
“E 12 ditë është kështu, kjo është sëmundje. Fëmijët i kemi larguar nga këtu, ndërsa ne pleqtë po qendrojmë këtu”…
“Kemi dëme të mëdha. Në çdo rrugë të Hasanbegut po nxirren mbeturinat, presin të kaloj komisioni për verifikimin e dëmeve dhe i nxjerrin, divanet, aparatet elektrike të prishura, ka shumë punë për të bërë”…
“Çdo ditë po përmirësohet situata, çdo ditë jemi një hap më përpara se dje, që do të thotë që balta që patëm përpara tashmë nuk e kemi”…
“Ndihmat janë tu na dhënë mjaft, jemi kënqaur nga ndihmave që vijn nga sektorit privat, se nga shteti akoma nuk ka ndarë asgjë këtu”…
“Kjo lagje ka nevojë për ndihëm, se akoma në disa zone të kësaj lagjeje ka baltë dhe mbeturina dhe secili nga 15 kaci do ti ndihmojmë atyre. Të vizitosh Çarshin lokalet janë përplot me njerëz, rin dhe pin kafe, kjo është turp. Unë jam vullnetar dhe madje jam pa punë dhe kam ardhur pak t’i ndihmoj. Sot këtu nesër te tjetri”, thanë qytetarët e anketuar.
Ekipet e ushtrisë ndërkohë edhe sot vazhduan kërkimet e foshnjës 16 muajshe Elif Fejzullahu e cila deri në këto çaste vazhdon të konsiderohet e zhdukur.