Hasanbegu katër ditë pas vërshimeve vazhdon pastrimi dhe shpërndarja e ndihmave

272

Ata janë akoma pa energji elektrike ujë të pijshëm dhe u mungojnë shumë gjëra elementare për jetes.
Ekipet e pastrimit sot ishin në një numër më të madhë për dallim nga ditet tjera, pasi ato u shoqeruan nga më shumë pjesëtarë të armatës, policisë, të ndermarrjeve publike dhe qytetare nga brendia e vendit të cilët kishin ardhur për të ndihmuar.
Rruget kryesore dhe kanalet ne Hasanbeg janë duke u pastruar, por mbeten edhe shume rrugica dhe shtëpi të pa pastruara.
Era e keqe kundermon që në hyrrje të kësaj lagjeje.
Situata ne lagjen Hasanbeg vazhdon të jetë e tensionuar.Banorët e kësaj zone shprehën se nuk ka organizim te mirëfillte dhe se kjo krijon kaos nëpër qendrat e ndihmave.
Ne shkollen fillore” 25 maji” ku është stacionuar magaza kryesore për pranimin e ndihmave, nuk mungojnë edhe incidentet mes banorëve.
Disa banor, duke u shprehur të pa kënaqur, kritikojnë se ndihmat humanitare dhe makineria për pastrim po shperndahen në mënyrë jo të barabart dhe jo të drejtë.
“Shoh se ushtria po qendron ndër hije, shoh organizatat që kanë ardhur nga vendet fqinje askush nuk ka shkuar aty më lartë për të parë sa është nevoja është. Ka filluar tani temperaturat e larta ka kafsha të gordhura dhe ka filluar të vije një erë e keqe”…
“Vajzat i kam këtë të martuara janë 7 anëtarë dhe për momentin i kam marr të shtëpia ime. Erdha sot të marr pak ujë dhe të shoh se si vijon situata, nuk e di saktësisht çfarë ndihma ka, por unë morra ujë”…
“Shumë në rregull është, nuk kemi shumë nevojë për ushqime kemi nevojë për pastrim diçka dhe për denzinfektim”, thanë banorët e anketuar.
Në Hasanbeg jane vendosur 5 punkte per shperndarrjen e ndihamve,ndersa funksionojnë dhe shume organizata humanitare dhe mjek ne terren. Anëtaret e shtabit te krizes u benen thirrje qytetarve për durim dhe bashkepunim me ekipet ne terren.
“Për rajonin e Hasanbegut me lagjeve për rreth diku rreth 700 deri 1000 persona do na vijnë në ndihëm. Deri tani kemi shpërndarë mbi 400 njerëz në këtë rajon. Vazhdojmë intezivisht me përforcim të mjeteve motorike për punë dhe për momentin janë angazhuar rreth 40 makina të cilat punojnë në terren, por gjendja vazhdon të jetë alarmante dhe të dramatizohet për ata arsye sot me intenzitet më të madhë dhe me ndihman e të gjitha komunave tjera besojmë se do të arrijmë që të normalizojmë këtë situatë”, tha Bashkim Ameti, ministër i ekologjisë.
“Do të kisha dashur të apeloj deri tek qytetarët që të bëjnë durim dhe le të bashkëpunojnë, ndërsa ata të cilat marrin më tepër ndihma duhet të din se sa shpenzojnë në familjet e tyre dhe duhet të din sa kanë mundësi të marrin se për çdo ditë duhet ndihma, nuk do të ndalet kjo ndihëm”, tha Ali Sadiku, kordinator i shtabi të emergjenvës Hasanbeg.
Ne menaxhim me komunen e Çairit keto ditë në këtë zone pritet te mberrijnë edhe disa kamione me ndihmë me ushqime nga Komunen e Burses.
Comments