Hasanbegu midis tragjedisë dhe neglizhencës së institucioneve të shtetit-VIDEO-FOTO
Tragjedia i preku të dy vendbanimet.Humbën gjithcka: njerëz, pasuri,dëme të jashtëzakonshme.Këto dy gjëra i lidh Stajkovcin dhe Hasanbegun ndërsa ajo që i ndan është intervenimi, sanimi i dëmeve, me një fjalë makineria e shtetit.Stajkovci duket ndryshe.Dora e institucioneve reagoi në kohë rekord, pastroi, ndihmoi me gjithë forcën, ushtria, Rrugët e Maqedonisë, autoambulanca të gjitha ishin aty ndërsa Hasanbegu akoma ndodhet nën rrënoja.Akoma nuk po i gjen të zhdukurit dhe jo më të jenë pastruar zonat më të prekura .Akoma janë vetëiniciativat më shumë se cdo gjë tjetër osë më saktë sic u intervenua në Stajkovc.Këto foto të Faktiditor në Stajkovc janë një dëshmi që asnjë autoritet përgjegjës nuk mund t’a mohojë.Janë fakte se akoma edhe në tragjedi ndodhin dallime esenciale, madje jetësore.Dallime në trajtimin ku intervenohet më shpejtë atje ku ndikimi i shtetit është më i madh, ndoshta edhe interesi.Në Hasanbeg akoma nën rrënoja gjendet një vogëlushe 16 muajshe ku njerëzit bëjnë thirrje për ta gjetur ndërsa ka shumë mekanizma tjerë për t’a bërë këtë.Akoma Hasanbegu ka probleme thelbësore, mungesë higjiene, mungesë toaletesh, mungesë të gjithckaje.Kur të jenë shndërruar gjërat në këneta dhe kur epidemia e mundshme që nuk është edhe larg të përpijë atë zonë, atëherë është vonë të ndërmerren masa që gjithnjë ndodhin me vonesë ose nuk ndodhin fare./Faktiditor/.