Hasanbegu tronditet sërish-kësaj rradhe nga tërmeti-Foto
Hasanbegu goditet sërish.Kësaj rradhe nga dridhjet e tokës që u shkaktuan nga tërmeti që tre herë goditi Maqedoninë përfshirë disa qytete por edhe rajonin.Faktiditor sjellë fotografi nga dëmet e shkaktuar në një shtëpi banimi në Hasanbeg ku shihen qartë plasaritjet e murit në njërën nga dhomat duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndryshe në Hasanbeg para disa javësh u shkaktuan vërshime të mëdha ku humbën jetën shumë persona dhe u shkaktuan dëme të jashtëzakonshme materiale, shkatërrim pronash dhe biznesesh dhe shumë pasoja tjera./Faktiditor/.