Hasani nuk i mjaftoi Shkëndijës

174
Hasani nuk i mjaftoi Shkëndijës (VIDEO)

Shkëndija ka bërë edhe një hap fals në elitën e futbollit vendor. “Kuqezinjtë” nga Tetova barazuan 2:2 në ndeshjen ndaj Rabotniçkit, skuadër kjo e cila edhe njëherë tjetër u dëshmua si një kockë e fortë për skuadrat favorite.

Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një rezultat të tillë, pasi vetëm pas 15 minutave lojë Shkëndija falë një super goli të shënuar nga ana e kapitenit Ferhan Hasani kaloi në epërsi.

Rabotniçki u kundërpërgjigjë në minutën e 35-të kur përfituan një penalti, të cilën në gol e shndërroi Filip Ivanovski. Me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë e këtij takimi derbi që gjatë pjesës së dytë dhuroi edhe dy gola të tjerë nga një në secilën pjesë.

Ishte sërish kapiteni Hasani, ai i cili në epërsi Shkëndijën pas një aksioni të bukur në minutën e 49-të, ndërkohë Rabotniçki golin e dytë e realizoi në minutën e 58-të me anë të Kire Markoskit, i cili përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtjen e Shkëndijës

Ky barazim mund ti kushtojë shumë Shkëndijës në luftën për titullin e kampionit, duke pasur parasysh se rivali i tyre direkt Vardari mundi minimalisht Renovën, duke thelluar epërsinë ndaj skuadrës tetovare, tashmë në + 6 pikë.

Comments