Haxhiu: Përgëzoj qytetarët e Drenasit që ndëshkuan një subjekt kriminel

126

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit.

Haxhiu përmes Facebook-ut ka thënë se shkuarja në balotazh në këtë komunë, tregon humbjen e besimit të qytetarëve në PDK-në.

Ajo ka përgëzuar qytetarët e Drenasit “që ndëshkuan një subjekt kriminal”.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Ndryshimi ka filluar! Pas një periudhe të gjatë, PDK, po humb besimin në vendet që ka pasur më së shumti mbështetje! Përgëzoj qytetarët e Drenasit që ndëshkuan një subjekt kriminal!

Zgjedhjet e ardhshme nacionale, do të jenë shembulli më i mirë, për heqjen nga skena të një subjekti që i ka sjellë aq shumë dëme vendit!

Comments