Haxhiu provokon shqiptarët e Maqedonisë që të jetë në qendër të vëmendjes!
Shkup, 3 shkurt – Gazetari kosovarë, Baton Haxhiu në emisionin e mbrëmshëm te “Zona e Debatit” para mysafirëve të tij Hashim Thaçit, President i Kosovës si dhe Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë ka deklaruar se shqiptarët e Maqedonisë më parë e vendosin fenë e më pastaj kombin.
Haxhiu këto komente i bëri me dy bashkëbiseduesit e tij Thaçin dhe Ramën në temën për Maqedoninë. Sipas Haxhiut shqiptarët e Maqedonisë më parë deklarohen se janë muslimanë sesa shqiptarë.
Ndaj kësaj deklarate të gazetarit Haxhiu ka pasur edhe reagime të ashpëra edhe nga figurat publike të Maqedonisë. Ata i bëjnë me dije Haxhiut se nëse ka shqiptarë me nam e nishan, ato janë shqiptarët e Maqedonisë.
Drejtori i shoqërisë kulturore artistike “Emin Duraku”, Fadil Zeneli në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Baton Haxhiu është një matrapaz dhe pa fije turpi i ka thotë se 40% të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni janë musliman e jo shqiptarë.
“Me mengjesin e sotêm po i drejtohem Baton Haxhiut i cili mbrëmë ne emisionin e tij kishte Edi Ramën dhe Hashim Thaqin. O Baton mastrapallxhia me qfarë drejte Ti si nje moderator i njohur thua-citoj: se 40% shqiptarëve që jetojnë në maqedoni deklarohen se janë musliman e jo shqiptar . Une po te them se ke plasu nje gënjeshtër sepse po te garantoj se 99% e shqiptarëve që jetojmë ne maqedoni i gëzohemi dhe krenohemi me kombin që jemi shqiptarë sikurse që i gëzohemi dhe krenohemi fesë sonë muslimane . A kuptove tash mesë asaj qe e the ti dhe qe po e them unë. Mos plaso genjeshtra per te perfitu simpati tek islamofobat e tu o Baton mastrapallxhia”, ka shkruar mes tjerash Fadil Zeneli.
Ndaj kësaj deklarate të Haxhiut ka reaguar edhe ish kryetari i Komunës së Haraçinës, Muzafer Bislimi. Ai në profilin e tij në Facebook i ka bërë me dije Haxhiut se nëse ka dikun shqiptarë të vërtetë, ato janë ata të cilët jetojnë në Maqedoni.
“Ky Baton Haxhiu qenka kejt i fshime! Nese ka dikun Shqiptare te vertete ateher jan bash ktu ne Maqedoni!!”, ka shkruar Bislimi.
Nga ana tjetër edhe analisti politik Blerim Hyseni përmes një postimi në Facebook ka ka reaguar ndaj emisionit të fundit të gazetarit kosovsr Baton Haxhiu, gjatë së cilit sipas Hysenit janë fyer 700 mijë shqiptarët e Maqedonisë.
“Kur fol Baton Haxhiu per shqiptaret e Maqedonise me duket sikur gjate Jugosllavise po flet nje serbe i Beogradit per Kosoven… Baton ske te drejte te na thuash se jemi musliman e sjemi shqiptar!!! Duhet te te vije turp, duhet te mbash llogari per fjalen publike… Shqiptaret ne Maqedoni kane problem pse jane shqiptar e jo pse jane musliman, keto dy aspekte kane mbrojte njera tjetren,ashtu sic njifen historikisht shqiptaret per tolerancen e tyre (me lakmi nga te huajt) fetare. Deri kur do flasesh shqip e do mendosh serbisht? Turp edhe per TV qe te mban ty me mision per te perhap mendimet sllave nepermjet mediumeve, por , turp edhe per kryeministrin, Edi Rama dhe kryetarin Hashim Thaci qe heshtën para nje ofendimi qe ia bete 700 mije shqiptareve ne Maqedoni… Vertet maskaralleku spaska fund!!!”, ka shkruar Hyseni.
Ndryshe, gjatë debatit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Haxhiu në pyetjen drejtuar mysafirëve të tij për shqiptarët e Maqedonisë e filloi me etiketim duke theksuar : “Të nderuar, keni parasysh se shqiptarët e Maqedonisë më parë deklarohen se janë musliman e pastaj që janë shqiptarë”.

