Hazard bëhet lojtari më i paguar i Realit, nuk do ta besoni sa fiton çdo ditë!

Eden Hazard jo vetëm që do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, por edhe lojtari më i paguar i klubit.
Presidenti Florentino Perez ka rënë dakord me Chelsean të cilës do t’i derdhë në arkat e klubit 100 milionë euro dhe 30 të tjera në formë bonusi.
Paga e Hazardi thuhet se do të dyfishohet në 400 mijë sterlina apo e thënë ndryshe 450 mijë euro në javë, që përkthehet në 23.35 milionë euro në vit.

E përllogaritur ndryshe, Hazard do të fitojë 1.91 milionë euro në muaj, 64.161 euro në ditë ose 2.670 euro në orë.
Matematika nxjerr që sulmuesi i njohur belg fiton 44.6 euro në sekondë.
Në këtë mënyrë Hazard do të bëhet lojtari më i paguar i klubit madrilen.