Eden Hazardit i pëlqen të punojë me Zinedine Zidanen. Sulmuesi belg ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për trajnerin francez të Real Madridit i cili gjithashtu ka një dashuri të ndërsjelltë.
“Ai ka fituar gjithçka si lojtar dhe trajner. Është i veçantë. Kur ne e mendojmë futbollin, e mendojmë Zidanen. Edhe tani, jashtë fushës, ai ka arritur gjëra të mëdha. Kjo është magjike”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Hazard është përfolur për një transferim tek Real Madrid pasi ai shihet si zëvendësues ideal i Gareth Bale, për të cilin ky sezon pritet të jetë i fundit në “Santiago Bernabeu”.