Ne jemi të kënaqur të gjithë së bashku që arritëm këtë dhe si ligj do ta shfrytëzojmë të gjithë dhe qytetarët e Maqedonisë janë një hap para drejt realizimit të bërjes së shtetit dhe realizimit të objektivave tona rreth çështjeve integruese, tha me tej zv/kryeministri për implementimin e MO-së Hazbi Lika, njofton Aktuale.mk.
“Ky ligj përmbush gjitha nevojat e qytetarëve të Maqedonisë dhe ende ka punë rreth implementimit të këtij ligji me qëllim që njerëzit ta ndjejnë më pranë vetes”, ka thënë nga Ohri zv/kryeministri Lika.
Ai ka faleminderuar ministrat për bashkëpunim në miratimin dhe përgatitjet e këtij ligji.
“I falënderoj bashkëpunëtorët e mi siç është ministri i Drejtësisë Bylent Saliji ku nëpërmjet kësaj ministrie të bëhet propozim ligji, zv/kryeministrin Bujar Osmani për të harmonizuar marrëveshjet rreth këtij ligji, kabinetin e ministrave që të krijojmë një raport të ndërsjellë mirëkuptimi, ndërsa në mënyrë të posaçme falënderoj kryeministrin e Maqedonisë që pati vullnet dhe guxim të bëjë këtë ndryshim që qytëtarët të gjejnë veten në atë ligj…”, theksoi Lika.