Zëvëndës kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika duke uruar miratimin e ligjit të ghuhëve nga ana e shumicës parlamentare në faqen e tij në Facebook ka shkruar se miratimi i këtij ligji forcon stabilitetin ndëretnik dhe ardhmërinë e përbashkët multietnike, njofton Aktuale.mk
Lika mes tjerash ka shkruar :
Të nderuar qytetarë,
Ligji për përdorimin e gjuhëve sapo u miratua në Kuvendin e RM-së me 64 vota pro në leximin e tretë dhe përfundimtar.
Në emrin tim personal dhe të ekzekutivit, dua t’Ju përgëzoj për këtë arritje historike për kombin shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Njëherit, me miratimin e këtij ligji vihet në zbatim një prej shtyllave bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Me finalizimin e këtij projekti kemi forcuar stabilitetin ndëretnik dhe ardhmërinë e përbashkët multietnike.
Përgëzime dhe na priftë e mbara në institucionalizimin e plotë të këtij ligji historik.


