HDZ do të mund të formojë qeveri të re kroate edhe pa Most-in

430

Moebel THEMA

133336885

Partia Fshatare kroate (HSS) kumtoi se do ta mbështetë qeverinë e re të kroacisë të kryesuar nga lideri i Lidhjes demokratike kroate (HDZ), Andrej Plenkoviq, me çka partisë më shumë i nevojitet koalicionim me Most-in për të siguruar shumicë në Sabor, kumtoi portali informativ “Indeks”.

Lideri i HSS-së, Kresho Beljak paralajmëroi se pesë deputetët e kësaj partie do të nënshkruhen në kandidaturën e Plenkoviqit për kryeministër dhe se në 100 ditën në vijim nuk do t’i tërheqin nënshkrimet e veta.

Mediumet kroate theksuan se së bashku me 61 mandatet e veta dhe me tetë deputetë të pakicave nacionale dhe pesë  anëtarë të HSS-së, HDZ tani ka 74 vota dhe mundet lehtë t’i sigurojë edhe dy mandatet e domsodoshme për shumicë në Saborin 151-anëtarësh edhe pa mbështetjen e Most-it.

Zhvillimi i këtillë i ngjarjeve dukshëm e dobëson pozitën e Most-it në negociatat për formimin e Qeverisë së re, duke pasur parasysh se partia vendosi shtatë kushte për hyrje në koalicion me HDZ-në, ndërkaq sipas informatave të pakonfirmuara ka kërkuar edhe shtatë vende ministrore dhe funksionin e kryetarit të Saborit.

Nëse megjithatë HDZ nuk heqë dorë nga koalicioni me Most-in, në rast të tillë do të mund të llogarisë për shumicë stabile në Sabor, që do të mund të arrinte edhe deri në 91 deputetë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kroaci të mbajtura më 11 shtator, HSS ishte pjesë e Koalicionit popullor opozitar të kryesuar nga Partia socialdemokrate (SDP) e ish-kryeminsitrit Zoran Millanoviq.

Comments