Hekurudhat e Maqedonisë, punëtorët protestojnë 12 ditë rradhazi

216

Punëtorët e komunikacionit  hekurudhor per 12 ditë rradhazi protestojnë  që të paguhen rrogat e mbetura.

Nga sindikata theksojnë se me dorëheqjen e drejtorit të  “Hekurudhave të Maqedonisë”, Nikolla Kostov shpresojnë se në ditët në vazhdim do të gjejnë zgjidhje me drejtorin e sapo emëruar Igor Kurunovski  , në të kundërtën paralajmrojnë protesta radikale.

“Mbrëmë është emëruar drejtor i ri Igor Korunovski me herët ka qenë njeriu i dytë i firmës. Shpresojmë se pas emërimit nga ana e qverisë  do të gjendet ndonjë zgjedhje  që të na paguhet muaji janar  dhe nese na bëhet pagesa e muajit janar në tërësi   nesër ose pasnesër ne do të fillojmë me punë” – thonë nga sindikata e HM.

Nga Minsitria e transportit dhe  sektori I infrastukturës apelojnë deri tek puntorët e hekurudhes  që të fillojnë me punë  sepse nese nuk punohet komunikacioni hekurudhor do të ketë humbje.

“Nuk mund të marrin rrogën e muajin janar nese nuk punohet. Per realizimin e zgjidhjeve apo skenarit  duhet patjetër të punohet nese nuk punohet  nuk mund ti tregojmë edhe shpenzimet,  po as humbjet  nderkaq pamundësit për të treguar këto gjëra e vënë në pikpyetje gjithë punën tonë” – tha drejtori i infrastruktures hekurudhore, Irfan Asani.

Paraprakishtë qeveria miratoi vendim që hekurudhat  në periudhë vjetorew të marin mjete shtesë prej 70 milionë denarë  me qëllim të stabilizimit të procesit të punës ne hekurudhat e Maqedonise.

Comments