Helikopteri ushtarak rrëzohet mbi shkollë, lëndohen 22 nxënës


Autoritetet në Malajzi bëjnë të ditur se një helikopter ushtarak është rrëzuar mbi një shkollë në një zonë rurale në ishullin Borneo, duke lënduar të paktën 22 nxënës
Forca ajrore e Malajzisë njofton se helikopteri, i cili ndodhej në një fluturim trajnues rutinor, kreu një ulje emergjente që përfundoi në përplasje në shkollë sot në mëngjes, transmeton Express.
Të gjithë 14 personat në bord kanë shpëtuar, ndërkohë rasti është duke u hetuar.
Piloti është në gjendje të rëndë, ndërsa nxënësit dhe stafi i shkollës kanë marrë lëndime të lehta.
Helikopteri është përplasur më një pjesë të kulmit të shkollës./Express/