Helmetat e Bardha: Shumë të vrarë dhe plagosur në Aleppo (Foto)
Mbrojtja Civile Siriane, vullnetarët e së cilës njihen si Helmetat e Bardha, ka shkruar në Twitter se shumë njerëz janë vrarë nga bombardimet e qeverisë siriane në zonat që kontrollohen nga rebelët në Aleppo.
Raed Al Saleh, kryetar i Mbrojtjes Civile Siriane, ka shkruar në Twitter se bombardimet e vazhdueshme në lagjet e Aleppos lindore, kanë lënë të vrarë dhe plagosur shumë persona, transmeton Express.