“Heroi i ditës”, ja kush është personi që shpëtoi nga mbytja në det dy turistet nga Kosova

198

Djali që ju shihni në këto foto është Luçjano Marku, një nga rojet bregdetaret, i pozicionuar në detyrë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Marku ka shpëtuar nga mbytja 2 vajza adoleshente, turiste nga Kosova, me moshë 14 dhe 15 vjeç.

Lajmin e bën të ditur Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, ku Luçjano edhe është trajnuar. Një grup të rinjsh kanë qenë duke lundruar me varkë, kur varka është përmbysur jashtë zonës së sigurisë.

Pavarësisht distancës së largët, Marku ka arritur të shkojë në kohë dhe të shpëtojë dy vajzat që nuk dinin not. Federata gjithashtu shkruan se Marku kishte pirë mjaft ujë, ndërkohë që u përpoq t’i mbante vajzat mbi ujë që të mos fundoseshin.

Comments