Heronjtë emigrantë neutralizojnë terroristin dhe shpëtojnë Gjermaninë nga një masakër

179

Heronjtë emigrantë neutralizojnë terroristin dhe shpëtojnë Gjermaninë nga një masakër

Kur policia ndërhyri natën duke u gdhira e hëna në një banesë në Lajpcig të Gjermanisë, e gjeti terroristin më të kërkuar në vend të lidhur në një divan. Xhaber Al-Bakr, 22 vjeç, ishte lidhur nga një bashkëkombas i tij.

Ai kishte bërë gati një bombë me 1.5 kilogram eksploziv dhe ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.

Al-Bakr kishte vendosur kontakte me Shtetin Islamik dhe po përgatiste një sulm të madh, me shumë gjasë në një aeroport në Berlin.

Mohamed A., 36 vjeç, tregon për Bild se si e vuri poshtë terroristin bashkë me një shokun e tij.

Kur flet për të, ai e quan ‘terroristi’.

“Unë punoj si berber dhe atë të dielë i qetha flokët”.

Por më pas ai dhe një shok panë njoftimin në Facebook, ku thuhej se Al-Bakri ishte shpallur në kërkim.

Kur e zu gjumi të dielën, ai me shokun e tij diskutoi nëse ai ishte terroristi i shumëkërkuar.

Pasi u bindën plotësisht, e lidhën me kabllon e zgjatuesit.

“Ai na ofroi 1 mijë euro dhe 200 USD që ta linim të lirë. Por ne i jemi kaq mirënjohës Gjermanisë që na ka pranuar. Nuk mund ta linim që t’u bënte diçka gjermanëve”.

Më vonë, Mohamed shkoi në polici, ndërsa shoku i tij ruante ‘terroristin’.

Për shkak se mezi flet gjermanisht, ai u tregoi autoriteteve foton e Al-Bakr.

Mëngjesin e së hënës, në orën 6:06, policia dha lajmin e lehtësuar: “Jemi shumë të gëzuar”.

Gjermania tani po feston heronjtë e saj emigrantë.

Comments