Hetohen dy zyrtarë të lartë

170

Moebel THEMA

Të dyshuarit kryesorë në dy hetimet e reja që nesër do t’i prezantojë Prokuroria Speciale e Maqedonisë, janë një zyrtar i larë dhe një ish zyrtar i lartë, mëson “Alsat M” nga burime jozyrtare.

Në njërën lëndë është përfshirë ish udhëheqësi i lartë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Në lëndën tjetër bëhet fjalë për një zyrtar aktual në Ministrinë e Kulturës. Nga Prokuroria Speciale as sot nuk pranuan të japin koment zyrtar.

“Të gjitha hollësitë lidhur me hetimet do t’i publikojmë në konferencë për media”, thanë nga Prokuroria Speciale.

Nga ana tjetër, gjatë ditës, disa media publikuan se ditëve të fundit Prokuroria Speciale ka marrë dokumentacion nga Ministria e Kulturës lidhur me objektin Muzeu i VMRO-së. Prandaj, është e sigurt se njëri nga hetimet që do të publikohen nesër ka të bëjë me këtë objekt të projektit “Shkupi 2014”. Por se çfarë saktësisht ka qenë objekt i interesit nuk dihet ende. Hollësi nuk deshën të japin as nga Ministria e Kulturës.

“Proceduarat që i udhëheqë Prokuroria Speciale janë të fshehta, kështu që Ministria e Kulturës nuk mund të japë deklarata dhe të komente. Për të gjitha informacionet e tjera, ju udhëzojmë t’i drejtoheni institucionit kompetent Prokurorisë Speciale ose atij që ua ka dhënë informacionet”, thanë Ministria e Kulturës.

Që dje, një pjesë e mediave publikuan se hetimi i dytë që do ta shpalosë Prokuroria Speciale do të jetë lidhur me projektin Qyteti i Diellit, respektivisht tentimin e dështuar të investitorëve izraelitë për të ndërtuar në komunën e Sopishtës. Pas thuajse katër viteve tentime të pa suksesshme izraelitët hoqën dorë nga trualli i cili më pas u është dorëzuar investitorëve turq. Jo zyrtarisht, hetimi i ri i Prokurorisë Speciale ka të bëjë me periudhën kur në Sopishtë kanë dashur të investojnë izraelitët.

Comments