Hidhet në erë ish-polici në makinën e tij nga një bombë

884

Hidhet në erë ish-polici në makinën e tij nga një bombë

42-vjeçari Dalibor Bogdanoviç, I ashtuquajtur Boça, është lënduar rëndë në një eksplodim natën e mbrëmshme në Novi Sad, derisa I njëjti ishte plagosur edhe para pesë viteve.

Atëherë I njëjti kishte qenë punonjës policie, komisar për siguri në Vojvodinë, ishte plagosur në pjesën e stomakut dhe dorën më 3 tetor 2014.

Për shkak karakterit të tij problematik dhe kontakti I tij me botën e krimit dhe njerëz të dyshimtë, viteve të fundit është vendosur në pjesën administrative në njërin nga stacionet policore në Novi Sad.

Mbrëmë në Novi Sad ka ardhur deri te një shpërthim I fuqishëm me çka ka eksploduar një makinë e tipit BMW.

Nën makinë të njëjtit I ishte vendosur bombë me fuqi të madhe, shkruan Kurir, përcjell Alsat.

Zjarrfikësit e kanë tërhequr trupin e Daliborit I cili me plagë të rënda është transferuar në qendrën emergjente.

Zëdhënësi I ndihmës së parë, ka thënë se ekipet e tyre e kanë transportuar deri në spital ku I është amputuar një pjesa e poshtme e këmbës.

Derisa, Bogdanoviq po gjykohet edhe për rrëmbim.

Për shkak të shpërthimit të fuqishëm kanë plasur edhe dritaret dhe xhamat e shtëpive dhe banesave përreth.

Comments