Hidhet një paciente nga ndërtesa e QKUK’së, mësojeni gjendjen e saj

301
fresco

Mbrëmë u raportua se një grua, për shkaqe ende të panjohura, është hedhur nga kati i katërt i ndërtesës së kirurgjisë pranë QKUK-së në Prishtinë.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, e ka konfirmuar këtë për Periskopin.

midle

“Ju konfirmoi se dje një shoqëruese e familjarëve të shtrirë në QKUK ka ndërruar jetë dhe sipas rezultatateve të deritanishme dyshohet që ka bere vetevrasje, nuk ka qenë paciente e shtrirë në QKUK si u raportua, por shoqeruese e disa familjareve të saj të shtrirë”, tha ai.

Mirëpo, burime të Periskopit kanë bërë të ditur se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe sot në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku pacientja është hedhur nga ndërtesa.

Edhe këtë e ka konfirmuar Fazliu, duke thënë se pacientja ka shpëtuar dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente.

“Sa i përket rastit të sotëm, një paciente që po trajtohej në Klinikën e Krirurgjisë Plastike ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe fatmirësisht e njëjta ka shpëtuar dhe është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente. Ajo po trajtohej pas djegies, perderisa nga konsultimet mjekësore vërehen edhe çrregullime te tjera. Dy rastet po hulumtohen nga ana e ekipeve policore dhe organet tjera kompetente”, ka thënë Fazliu. /Periskopi/

Comments