Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve me formatin e ri, na presin super ndeshje

467

Në qytetin e Monte Carlo, është herdhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Për herë të parë, nga sezoni 2024/25, Champions League do të jetë me një format të ri, ku do të marrin pjesë 36 skuadra, e jo 32 sa ishin vitet e kaluara, shkruan IndeksOnline.

Sipas formatit të ri, skuadra do të luajnë tetë ndeshje kundër tetë ekipeve të ndryshme, në vend të tre skuadrave dy herë siç ishte rasti më parë.

Ekipet do të luajnë 8 ndeshje në fazën e parë, 4 ndeshje si vendas dhe 4 ndeshje si mysafir kundër 8 ekipeve të ndryshme, dhe sipas pikëve të fituara nga këto 8 ndeshje do të renditen në tabelën e ligës, ku marrin pjesë 36 ekipe.

Tetë skuadrat më të mira në ligë do të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat që përfundojnë në vendin e 9-të deri në vendin e 24-të do të garojnë në fazën e play-off me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre për në 16-shen e fundit të kompeticionit.

Skuadrat që përfundojnë në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohen.

/IndeksOnline/

Comments