Dy skuadrat kanë marrë vesh kundërshtarët e radhës, në rrugëtimin për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Europës
UEFA ka bërë ndarjen paraprake për shortin e turit të tretë eliminator të Ligës së Europës.
Si Skënderbeu, ashtu edhe Shkëndija e Tetovës nuk kanë mundësi që në rast kualifikimi të vihen përballë Milanit, skuadrës që ëndërronin të gjithë.
Por nga ana tjetër, nuk u mungojnë emrat e kundërshtarëve të komplikuar.