Hillary Clinton në mesin e shqiptarëve, në ditë të mira e të vështira (FOTO)

171
Hillary Clinton në mesin e shqiptarëve, në ditë të mira e të vështira (FOTO)

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton të martën pësoi humbje në garën presidenciale të SHBA-së, karshi republikanit Donald Trump, njofton Klan Kosova.

Qytetarët kosovarë në shumicë kanë qenë që ajo të fitonte këtë garë, për shkak se familja Clinton konsiderohet si familje mike për shqiptarët.

Hillary Clinton, kishte qëndruar në Kosovë në vitin 2009, kur ishte përuruar shtatorja e bashkëshortit të saj Bill Clinton.

Por kishte pasur edhe një rast tjetër kur çifti Clinton, kishte vizituar shqiptarët. Veçse atëherë, në shtetin fqinjë të Maqedonisë, ku shqiptarët ishin shpërngulur nëpër kampe të ndjekur nga regjimi i asaj kohë.

Clinton kishte vizituar kampin e Stankovecit, aty ku kishte një numër të madh shqiptarësh në vitin 1999.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi, të dy periudhave kohore, kur Clinton gjendej në mesin e shqiptarëve.

Image

Image

Image

Image

Image

 

Comments