Hiqen ndalesat për kamionë në Deve Bair, Gjavato dhe Mavrovë-Dibër


Janë hequr ndalesat për komunikacion për automjete të rënda transportuese në akset rrugore Kriva Pallankë – Deve Bair, Manastir – Resnjë përmes qafës malore Gjavato dhe krahun Mavrovë – Dibër, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).
Në rrugët në vend komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në një pjesë të viseve më të ulëta dhe kryesisht të lagështa në viset më të larta ku vende-vende ka mbetje të borës.