Hiqen ndalesat shkaku i borës



Në orën 13:10 minuta sot është hequr ndalesa për qarkullim e automjeteve të rënda transportuese në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë, informon Qendra dispeçere e NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Paraprakisht, rreth mesditës ishin hequr ndalesat për kamionë në Gostivar Mavrovë - Dibër dhe Gjavatë.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në pjesët më të larta vendevende me borë të qullët.