Hiqni njollat në tapet duke përdorur shkumë rroje

97
fresco

Tapetet me ngjyrë të çelët janë ndër më të vështirët për t’u mbajtur të pastër, pasi tërheqin papastërti dhe njolla. Kafeja, çaji, vera, ushqimi, grimi dhe balta mund të lënë njolla të përhershme që janë shumë të vështira, në mos të pamundura, për t’u hequr.

Disa prej tyre përmbajnë ngjyra, pigmente dhe vajra që depërtojnë thellë në fijet e tapetit, duke i bërë veçanërisht kokëforta.

Megjithatë disa sugjerojnë një produkt të zakonshëm të banjos për heqjen e njollave të vështira në tapet: shkumën e rrojës.

Kjo metodë u bë e njohur pasi një përdorues në Facebook ndau një foto të një njolle të madhe kafeje në tapetin e tij, duke kërkuar ndihmë:

Postimi mori shumë komente, por një nga sugjerimet më të përmendura ishte shkuma e rrojës.

Shkuma e rrojës përmban surfaktantë, të cilët ndihmojnë në shpërbërjen e njollave. Gjithashtu, tekstura e saj ngjitet më mirë në fijet e tapetit, duke ndihmuar në largimin e njollave.

Si të përdorni shkumën e rrojës për të hequr njollat nga tapeti:

Së pari, hiqni çdo papastërti ose mbetje të lirshme nga tapeti me fshesë me korrent.

Bëni një test paraprak në një cep të fshehur të tapetit, për t’u siguruar që shkuma nuk do të lërë njolla ose dëmtojë materialin.

Aplikoni shkumën e rrojës mbi njollë, duke u siguruar që ta mbuloni plotësisht.

Fërkojeni lehtë shkumën mbi njollë dhe lëreni të qëndrojë për 10 deri në 30 minuta.

Fshijeni shkumën me një leckë të lagur.

Comments