Histori: LIBRA NË GJUHËN SHQIPE NË FILLIM TË SHEK. 14

318

Libra te vjetra

 

 

 

 

 

Në librin e vet “Vlasi u historiografiji” (Vllahët në Historiografi) Zagreb 2004, fq. 54, historiani Zef Mirdita si dhe Millosh Antonoviq në veprën “Grad i župa u Zetskom primorju i severnoj Albaniji u 14. i 15. veku”(Qyteti dhe krahina në Bregdetin e Zetës dhe Shqipërinë veriore në shek. 14 dhe 15) Beograd 2003, fq. 266, citojnë një dokument nga viti 1332 në të cilin, përveç tjerash, thuhet: “Edhe pse Shqiptarët kanë gjuhë tërësisht të ndryshme nga latinishtja, ato megjithatë përdorin shkronjat latine, dhe i kanë në të gjithë librat e veta”.

Kjo, pra, do të thotë që Shqiptarët kishin libra të shkruara në gjuhën e tyre amtare në fillim të shekullit 14, e jo siç mendohet tash një kohë të gjatë, prej vitit 1555 kur është botuar libri “Meshari” i priftit katolik nga këto hapësira, don Gjon Buzukut.

Comments