Në gusht të vitit 2016, drejtuesit e Teutës deklaruar se kanë nënshkruar me një mesfushorë të talentuar nga Serbia, i cili quhej Tarik Cmajcanin.
Lojtari sapo kishte mbushur 21-vjeç dhe vinte tek bregdetarët me ‘petkun’ e një ylli në ngritje, pasi kishte ‘mbi’ super dy eksperienca të rëndësishme ndërkombëtare; një në Singapor më ekipin e Balestier Khalsa dhe një tjetër në Armeni me ekipin e Mikas.
Paraqitjet e lojtarit gjatë sezonit 2016/17 ishin positive teksa u aktivizua në 26 ndeshje duke shënuar dy gola.
Trajneri Gugash Magani e pati vlerësuar disa herë mesfushorin dhe pas përfundimit të sezonit gjasat ishiin që ai të rinovonte me klubin.
Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç Cmajcanin priste. Në korrik të 2017, lojtari doli nga planet e drejtuesve, të cilët i bënë të qartë se mund të largohej si një lojtarë i lirë.
Mesfushori serb nuk arriti të gjende ndonjë skuadër, pavarësisht disa provave që bëri në ekipe të ndryshme, kryesisht në vendlindjen e tij dhe u kthye tek Teuta ku qëndroi deri në Janarë të vitit 2018.
Bazuar në paraqitjet e tij, trajneri Magani e largoi nga ekipi dhe ku u transferuar? Në fakt, ai nuk gjeti ndonjë ekip, por përfundoi në Frankfurt duke punuar në ndërtim.
Kjo ishte historia e një lojtari që u konsiderua një yll në ngjitje, por që përfundoi si punëtorë ndërtimi.