Historia/ Kush ishte personi që e bëri ‘Mona Lisën’, pikturën më të famshme në botë?

324
fresco

Historia/ Kush ishte personi që e bëri ‘Mona Lisën’, pikturën më të famshme në botë?

midle

Nuk ka nevojë të jesh një historian arti për të njohur Mona Lisën. Ajo është piktura më e famshme në botë. Por përse kjo pikturë është kaq popullore? Ndoshta për shkak se është pikturuar nga Leonardo da Vinçi ose ndoshta për shkak të buzëqeshjes së saj misterioze.

Mona Lisa është pikturuar në fillim të shekullit 16-të, por u bë e famshme në mbarë botën, falë një vjedhjeje 100 vjet më parë.

Vincenzo Peruggia është burri përgjegjës që bëri Mona Lisën atë që është sot. Thuhet se ai e vodhi pikturën nga muzeu i Louvre në vitin 1991, por pa menduar se ajo që bëri do ta bënte Mona Lisën pikturën më të njohur në planet.

Image

Vincenzo Peruggia

Peruggia ishte punësuar në muzeun e Louvre për të bërë vitrinat mbrojtëse të xhamit për disa nga veprat më të famshme, mes tyre edhe Mona Lisa.  Por ai mendonte se piktura e Mona Lisës ishte vjedhur në Itali një shekull më parë nga Napoleoni dhe si një patriot i flaktë italian, ai donte që ta dërgonte pikturën atje ku ajo duhet të ishte.

Image

Mona Lisa brenda vitrinës së xhamit në muzeun e Louvre në Paris

Pasi e fshehu pikturën brenda një dollapi gjatë natës, Vincenzo Peruggia e mori nga aty dhe e fshehu poshtë xhaketës së tij. Ishte gati për t’u larguar nga muzeu, por zbuloi se dera ishte e mbyllur. U përpoq ta hapte por pa sukses derisa një hidraulik që po kalonte aty e hapi derën me çelësin e tij.

U deshën më shumë se 24 orë derisa dikush të vinte re që piktura e Mona Lisës ishte zhdukur. Rreth 200 roje kontrolluan 400 dhomat e muzeut. Por pasi piktura nuk u gjet, policia nisi hetimet ndërsa muzeu i përfshirë nga skandali u mbyll për një javë.

Përpara se Peruggia të vidhte pikturën, Mona Lisa ishte një ndër pikturat më të famshme në botë, por pas vjedhjes Mona Lisa i la konkurentet e saja shumë pas. Mona Lisa doli në faqet e para të gazetave në të gjithë botën.

Image

“The New York Times raportonte: Paris, 23 gusht- Asgjë nuk dihet deri më tani për vendndodhjen e pikturës së famshme të Leonardo Da Vinçit dhe ndjenja publike është kthyer nga mosbesimi në një indinjatë të madhe. 60 detektivë po hetonin për gjetjen e Mona Lisës.

Dy vite më vonë Peruggia kontaktoi me ekspertë të artit në Itali në lidhje me shitjen e pikturës. Ai e fshehu pikturën për gati 2 vje në banesën e tij. Por pasi u zbulua ai tha se e vodhi pikturën për ta kthyer në vendin e saj të lindjes. Ai u arrestua dhe u dënua me 7 muaj burg.

Sot, Mona Lisa është piktura më e famshme në botë dhe tërheq rreth 10 mijë vizitorë në vit në muzeun e Louvre në Paris./SYRI.NET

 

Image

 

Comments