Historianët e Deçanit: Murat Meha të dorëhiqet – ka devijuar nga rruga kombëtare
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kanë kërkuar nga udhëheqësi i Komisionit Shtetëror për Demarkacion që të jep dorëheqje bashkë me ekipin e tij për shkak të gabimeve të shumta në shënjimin e kufirit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Sipas historianëve të Deçanit, “Murat Meha ka devijuar nga rruga kombëtare”.
“Komisioni shtetërore i kryesuar nga Murat Meha, kanë bërë gabime të mëdha në shënimin e vijës kufitare, kur dihet se ata kanë realizuar apetitet shekullore të Malit të Zi, për të kontrolluar territorin e Rrafshit të Dukagjinit”, thuhet në deklaratë për mediave të historianëve deçanas.
Prandaj, “kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, ju benë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sot masovikishte të dalin në demonstratën në Pejë, në mbrojte të kufirit perëndimore të Republikës se Kosovës”.
klankosova.tv