Historike, Parma mposht Interin pas 19 vitesh në ‘San Siro’

342

Parma ka bërë surprizën e javës pasi ka fituar 1-0 në transfertë ndaj Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.

Në duelin e luajtur në “San Siro”, golin e vetëm të takimit e shënoi mbrojtësi Federico Dimarco.

Të dy skuadrat kishin nevojë për fitore, por Parma u tregua e suksesshme duke e siguruar kështu fitoren e parë ndaj Interit në transfertë që nga viti i largët 1999.

Gjatë pjesës së parë, Interi e dominoi ndeshjen por ishin pritjet e “gardianit” të Parmës, Luigi Sepe ai i cili neutralizoi të gjitha goditjet.

Mirëpo, pas gjithë atyre rasteve që nuk i shfrytëzoi Interi, Parma e ndëshkoi në minutën e 79-të, përmes golit të Dimarcos.

Pas humbjes, Interi ndodhet në vendin e 7-të me 4 pikë të grumbulluara.

Comments