HISTORIKE: Presidenti shqiptar Bujar Nishanit viziton Luginën e Preshevës

233
fresco

-Që nga themelimi i shtetit amë – Shqipërisë, Luginën e Preshevës, për herë të parë, do ta vizitojë presidenti shqiptar, Bujar Nishani. Vizitën e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, më 7 Mars në Luginë të Preshevës, pikërisht në Bujanoc, me rastin e 130 vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe dhe Ditës së Mësuesit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve  nga kabineti i presidentit shqiptare.

 

Lideret e Lugines se Preshevës: Vizite historike e presidenit shqiptar ne tokat shiptare !

Kete vizite të të parit te shtetit shqiptare e kane mirëpritur edhe lideret e Lugines se Preshevës, te cilet e cilesojne si nje vizite hisotrike.  Shaip Kamberi, ka pohuar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se ” më 7 Mars në Ditën e Mësonjëtores së Parë Shqipe presidentit shqiptar Nishani do ta vizitojë Bujanocin. Eshte kjo nje dite historike jo vetëm per shkollen shqipe por edhe per mbare kombin tonë në Luginen e Presheves.”

 

 

Me rastin e 130 vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe – Ditës së Mësuesit dhe hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe do theksuar: Historia e arsimit paraqet një ndër aspektet më të rëndësishme të historisë sonë, ku rol të veçantë dhe të pazëvendësueshëm luajti Lëvizja e Rilindjes sonë Kombëtare, epoka më e ndritshme e historisë shqiptare që nga shekulli XIX. Ndaj, sot, 7 Marsi – Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet shqiptare, ngase populli ynë i ka ende të freskëta sakrificat e mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tanë të parë, ata pishtarë të arsimit që na mësuan shkronjat shqipe, dhe na mësuan se si ta duam, ta mbrojmë dhe ta respektojmë atdheun.

 

 

Presidenti Nishani për “Presheva Jonë”: Lugina e Preshevës është prioritet i Shqipërisë ! (Në foto: Presidenti shqiptare me gazetarin e Presheva Jonë)

 
Në inervisten e fundit per agjenicne e lajmeve “Presheva jonë”  presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se “Shqiptaret e Lugines së Preshevës për fat te mirë kanë demonstruar vazhdimisht që përfaqësojnë edhe përmes identitetit të tyre kombëtar edhe përmes sjelljes së tyre institucionale që reflektojne si komunitet parimet më të mira europiane por është e papranueshme për realitetin e sotëm europian që niveli i ekonomisë, zhvillimi i infrastruktures, mundësitë dhe hapësirat e arsimimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm nga pikëpamja sociale dhe shoqërore. Keshtu qe kjo eshte nje sfide shume madhe për Qeverinë Serbe për komunitetin ndërkombëtar për detyrimin kushtetues që ka Shqipëria. Një element tjeter i shqiptarëve është diaspora ne Europe, ne SHBA dhe ne vendet e tjera te cilet duhet te marrin nje dimension me te madh sepse kapacitetet e tyre intelektuale dhe shoqërore jane te tilla qe krahas kontributit qe japin ne vendet qe ata jetojne, ata kane obligimin qe të japin kontributin e tyre edhe ne Shqiperi, Kosove dhe vendet tjera ku jetojne shqiptarët.”

Comments