‘Hitleri përdorte njerëzit-ujq në ushtrinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore’

205

Adolf Hitleri ka deklaruar vazhdimisht se pjesë e ushtrisë së tij ishin edhe njerëzit ujq duke i bindur ushtarët të luftonin pa frikë kunder forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore.

Diktator famëkeq ka qenë i njohur për përdorimi e emrave mitologjik në përpjekje për të trembur forcat aleate, raporton gazeta britanike “Daily Star”.

Por prova të reja nga Gjermania naziste kanë sugjeruar se kjo ka shkuar përtej imagjinatës, sepse Hitlerin i bindi me të vërtetë ushtarët se këto qenie mitike ekzistonin dhe ishin pjesë e ushtrisë.

Një grup ushtarësh nga radhët e tij të rinisë u etiketuan si “njerëzit ujq të Hitlerit” dhe u stërvitën për të qenë “monstra” në fushën e betejës, shkruan syri.net. Autori i librit të njohur “Monstrat e Hitlerit”, Eric Scholander, thotë se diktatori përdorte legjendat e kafshëve mitike për të nxitur popullin gjerman që ta mbështeste.

“Ka dëshmi se shumë gjermanë dhe sigurisht disa nga nazistët besonin në qenie dhe forca mbinatyrore”, tha Scholander në një interviste.

Ata besonin se mostrat e frikshme si vampirët apo njerëzit-ujq nuk ishin thjesht mite por pjesë e ushtrisë së Hilterit, të cilit lufton dhe masakronin kundërshtarët e Luftës së Dytë Botërore.

‘Hitleri përdorte njerëzit-ujq në ushtrinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore’ (VIDEO)

Comments