Holup maturantëve: Mos ikni nga vendi, punoni këtu

359

Rreth 1 mijë maturantë morën pjesë në Paradën e maturës 2019 e cila në të njejtën orë u zhvillua në shumë qytete të vendit dhe rajonit. Manifestimi u organizua për të 13 herë ndërsa ka për qëllim bashkimin e të rinjëve përmes muzikës dhe vallëzimit. Para se të fillojë vallëzimi maturantët siç është bërë traditë tashmë dhanë betimin kundër dhunës dhe urrejtjes.

 “Jam shumë i lumtur që të gjithë bashkë u mblodhëm për të vallëzuar në këtë paradë. Më herët nuk kam vallëzuar por ky rast më nxiti të interesohem”.

 “Jemi përgatitur rreth dy muaj. Ishte shumë bukur dhe kishte shoqëri të shkëlqyeshme mes nxënësve”.

 “Dëshiroja të jem pjesë e kësaj parade, u përgatitë për dy javë ose 6 orë vallëzim me instruktorët e vallëzimit. Po ndjehem shumë e lumtur”.

Kreu i Shkupit Petre Shilegov uroi maturantët për suksese gjatë regjistrimit në fakultet ndërsa përfaqësuesi i BE-së Lukas Holup përkujtoi maturantët mos të largohen nga vendi por të punojnë për zhvillimin e tij.

 Për fatin tonë, të juajin dhe të gjithëkujt kjo është hera e parë kur vërtet mund ti themi Evropës “Evropë këtu jemi”, bashkë jemi, bashkë jemi, jemi pjesë e juaja. Ju uroj të gjithëve të keni verë të suksesshme, suksese gjatë regjistrimit. Shpresoj që njohuritë që keni arritur gjatë katër viteve në shkollë të mesme t’ju ndihmojnë të bëheni njerëz më të mirë nga ajo që jeni”-tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

 Ju i duheni vendit tuaj që të zhvillohet, mos u largoni, qëndroni këtu dhe ndryshoni vendin tuaj. I duheni edhe Evropës, na duhen ëndrrat tuaja, inspirimi dhe energjia juaj”-pohoi Lukas Holup, përfaqësues i BE-së.

Përveç në Shkup, parada e maturantëve u mbajt edhe në Ohër, Strugë, Gjevgjeli, Strumicë dhe Vallandovë. Manifestimi u mbështet nga Qyteti i Shkupit, Agjencia për Rini dhe Sport dhe Delegacioni i BE-së.

Melihate Rustemi               

Comments