Horror në Alepo, 130 gra u vetëvranë për të shpëtuar nga përdhunimi



Janë padyshim fëmijët e Alepos ata që tronditën botën, por ka edhe një fakt tjetër po kaq tmerrues që po merr më pak vëmendje…
Pak përpara se të arrihej marrëveshja e evakuimit, Daily Mail, duke u thirrur në burime opozitare siriane, raportoi se rreth 130 gra që janë kapur peng ose kanë qenë afër kidnapimit prej ushtarëve të Asadit dhe milicëve shiit të Iranit, dhe ato kanë vendosur të vrasin veten, pasi frikësoheshin se do të përdhunoheshin.
Janë dëshmi të tmerrit edhe letrat e lëna pas si dëshmi nga gra që kanë vrarë veten, në përpjekje për të ndërgjegjësuar botën për atë që po ndodh në Siri.