Horror në Mosul: ISIS-i var 40 civilë në shtyllat elektrike për tradhti

218

Horror në Mosul: ISIS-i var 40 civilë në shtyllat elektrike për tradhti

Shteti Islamik (ISIS) ka varur plot 40 civilë të martën në qytetin verior të Irakut, Mosul, duke i akuzuar ata për tradhti, shkruan “BBC”

Trupat e tyre u varën në shtyllat e energjisë elektrike në disa qarqe, thanë zyrtare nga zyra  e OKB-së  per të Drejtat e Njeriut, duke cituar burime.

Një person thuhet se u qëllua për vdekje në publik në Mosulin qendror pasi përdori një telefon celular.

Forcat irakiane të sigurisë po vazhdojnë ofensivën për të rimarrë Mosulin nga ISIS-i.

Vrasjet e civilëve duket se janë kryer me urdhër “gjykata” e vetë-emëruar e ISIS-it, sipas raportit të OKB-së.

40 civilë u akuzuan për “tradhti dhe bashkëpunim” dhe u veshen me rroba portokalli, madje ju shkruajtën sipër me të kuqe me fjalët “tradhtarë të ISIS-it” / SYRI.net/ 

Comments