Horrori: Kina kryen mbi 60 mijë transplante të paligjshme organesh në vit, burimi kryesor – të burgosurit politikë

300

 

surgery

Qeveria kineze vazhdon në mënyrë të paligjshme të trafikojë organet e miliona të burgosurve të pafajshëm, pavarësisht se ka thënë se këto akte kishin përfunduar dy vjet më parë

Një studim prej një dekadë ka treguar se 60,000  deri ne 100,000 organe janë transplantuar cdo vit dhe shumica janë  zemra, mëlçi dhe organeve të tjera të fituara nga ekzekutimin e të burgosurve, raporton “The Independent”.

Në tërësi kanë ndodhur rreth 1,5 milionë transplante që nga viti 2000,  dhe mbi 300.000 e tyre që ndodhin në qendra të parregulluara.

Raporti gjithashtu zbuloi shumë kirurgë thjesht kishin “humbur të dhënat ” e sasisë së transplanteve që kishin kryer në ditë.

Skandali është botuar për herë të parë në vitin 2009  për tu botuar më pas në 2014  në librin “Thertorja”.

Comments